Nga Vendi
23 June 2020
Shtabi Qendror i Krizës jep dritë jeshile hapjes së kufijve

Shtabi Qendror i Krizave ka miratuar propozimin për hapjen e kufijve pa kushte. Megjithatë fjalën e fundit në lidhje me hapjen e kufijve e ka Qeveria e cila duhet të mblidhet sot pasdite.

Sipas vendimit aktual për të hyrë në Maqedoninë e  Veriut  është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, si dhe nënshkrimi i deklaratës për vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme. Me vendimin e sotëm pritet që Qeveria të heq këta kushte.



Të ndryshme
Më shumë
Vlojnë strukturat lokale të ASH-së në Strugë . Humbja e 6 e Selës nga Ahmeti, ka filluar ti ngjajë Menduhit19 July 2020
Lajmi mirë/ Prej nesër aplikoni për vauçer 12.000 denarë , mëso detajet 7 June 2021
Shkurta Fejza niset për pushime me familje22 September 2026