Nga Vendi
24 September 2026
Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Të dielën, më 27 shtator, në orën 14:00 do të mbahet marsh protestues te sheshi Skënderbeu në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan në Hagë.

Marshi u paralajmërua nga Këshilli organizativ i protestës, nga ku Fexhri Asipi u bëri thirrje partive shqiptare, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, studentëve, akademikëve, artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit.

“Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët.

Ftojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politik, Bashkësinë Fetare Islame, studentët, profesorët, akademikët, intelektualet dhe artistët shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët liridashës”, tha Fexhri Asipi, Këshilli Organizativ i Protestës.



Të ndryshme
Më shumë
Provokative si Gjyste Vulaj ... 17 September 2021
U dënuan në total me 81 vjet burgim, Gjykata Speciale publikon aktgjykimin e plotë16 September 2026
Vjosa Osmani e quan Hotin arrogant 7 September 2020