ShowBiz
24 September 2026
Klodi reagon pas ndarjes nga Elijona

Pas konfirmimit të ndarjes nga Elijona Binakaj, Klodian Mihaj, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe ka folur për raportin e tyre.

“Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër me shtu. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk kam as unë për mi dhënë.

Gjithsesi, dashnia dhe respekti prej anës time mbeten gjithmonë. Faleminderit shumë për përkrahjen”, shkroi ai.

 

Foto: Instagram

Klodiani iu referua edhe teorive dhe aludimeve të shumta që kanë qarkulluar pas ndarjes, duke mohuar kategorikisht se mes tyre ka pasur tradhti apo keqtrajtim.

“Përsa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet me i adresu, por u bë pak e tepërt… Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time”, u shpreh ai.

Në fund, Klodiani theksoi se koha do të tregojë të vërtetën dhe kërkoi mirëkuptim nga ndjekësit, duke shtuar se ajo që ka ndodhur është e rëndësishme për të dhe për familjen e tij.

“Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time. Koha do tregojë çdo gjë. Ju dua”, përfundoi ai.

 

Foto: Instagram

Elijona gjithashtu falënderoi të gjithë për përkrahjen, duke shtuar se ka respekt për personin, që dikur ishte i rëndësishëm për të. 



Të ndryshme
Më shumë
Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai maqedonas 4 October 2026
Tetova një vit pa vrasje 8 December 2020
"Njeriu është më i fortë se guri", djali i Jakup Krasniqit: Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë17 September 2026