Nga Bota
25 September 2026
Zyrtari izraelit kontrollon sallën e OKB-së, merr shënime se kush bojkotoi fjalimin e Netanyahut

Delegacioni izraelit është parë duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kontrolluar se cilat delegacione ishin larguar gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla pasi lideri izraelit nisi fjalimin e tij, në një veprim proteste ndaj politikave të Izraelit dhe luftës në Lindjen e Mesme.

Në anën tjetër, anëtarët e delegacionit izraelit qëndruan në sallë dhe duartrokitën gjatë fjalimit të kryeministrit.

Netanyahu iu referua largimit të delegacioneve gjatë fjalimit, duke i cilësuar ata që mbetën në sallë si “frikacakë moralë” dhe duke u thënë të largoheshin edhe ata.

“Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral në këtë sallë, ju lutem largohuni tani”, tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.

Largimet e delegacioneve ndodhën menjëherë pasi Netanyahu mori fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjersa përfaqësuesit palestinezë kishin bërë më herët thirrje për një protestë të përbashkët gjatë fjalimit të të parit të qeverisë izraelite. 



Të ndryshme
Më shumë
Arka e Fondit Pensional në Maqedoni varet nga buxheti i shtetit19 July 2021
Raporti i KE-së për Maqedoninë: Cilësia e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës tregtare mbetet e ulët22 October 2021
Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni26 July 2021