ShowBiz
25 September 2026
Selin nis rrugëtimin e ri televiziv

Pas katër sezonesh, “Goca dhe Gra” rikthehet për të pestin vit në ekranin e Top Channel, këtë herë me një formacion të ri në panel dhe një tjetër dinamikë.

Programi do të vijë çdo të shtunë në orën 21:00, duke premtuar tema të ndryshme, diskutime dhe momente të reja për publikun.

Në krye të sezonit të ri do të jenë Ori Nebijaj, Orinda Huta, Ema Andrea dhe Selin Bollati, të cilat do të bashkojnë eksperiencat e tyre në një panel që sjell edhe ndryshimet e këtij edicioni.

Për Selin Bollatin, ky sezon shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj televiziv, duke e vendosur përkrah disa prej emrave të njohur të ekranit.

Në këtë nisje të re, mbështetja nuk ka munguar as nga jeta e saj personale. Partneri i saj, DJ Gimbo, ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes rrjeteve sociale.

Ai ka shpërndarë promon zyrtare të emisionit, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por plot përzemërsi: “Suksese Çika jem”.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku rikthimi i “Goca dhe Gra” me këtë përbërje të re.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiqi takohet me Borrellin para përballjes me Kurtin15 June 2021
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoni, do të bisedohet për personat nga Afganistani13 September 2021
Omer Memedi: Nga deponitë drejt parqeve, vazhdon pastrimi i bregut të Vardarit në Kondovë23 June 2026