Nga Vendi
25 September 2026
Një burrë nga Koçani pagoi 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve

Një burrë nga një fshat në Koçan pagoi 18.000 euro për të hequr magjinë e zezë nga shtëpia e tij, njoftojnë nga MPB.

"Më 24.09.2026 në orën 23:00 në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Koçanit, një burrë 66-vjeçar nga një fshat në Koçan raportoi se disa persona e kishin mashtruar për 18.000 euro.

Sipas raportit, personat erdhën në shtëpinë e tij dhe e mashtruan me fakte të rreme se në shtëpinë e tij kishte magji të zezë dhe për ta hequr atë, i kërkuan t'u jepte të gjitha paratë që kishte, dhe pasi u dha 18.000 euro, ata u larguan, pas së cilës ai e kuptoi se ishte mashtruar", njoftojnë nga DPB e Koçanit.

Po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga SPB Shtip.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë, do të vendosë për masat e reja anti-Covid17 August 2021
Materiali zgjedhor do t’u shpërndahet KKZ-ve për zgjedhjet lokale16 October 2025
OVL e UÇK-së sot organizon protestë gjithëpopullore në Prishtinë18 September 2026