Nga Rajoni
26 September 2026
“Jo në emrin tim”, protesta sot në disa qytete evropiane nga diaspora shqiptare

Jehona e protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës.

Sot, protesta janë paralajmëruar në disa qytete të Gjermanisë dhe në Finlandë, ku diaspora shqiptare pritet të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Protesta do të mbahen në Ulmë, Frankfurt dhe Hamburg të Gjermanisë, si dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë.

Në Hamburg protesta nis në orën 16:00, në Frankfurt në 17:00, ndërsa në Ulmë në 17:30.

Organizatorët i kanë paraqitur këto tubime si kundërshtim ndaj aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, protesta do të vazhdojë edhe në Prishtinë. Sonte, nga ora 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 11-të radhazi, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protestat në Kosovë kanë nisur pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike 4 July 2025
Zgjedhjet në RMV: 9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia15 October 2025
Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?25 September 2026