Nga Bota
26 September 2026
Kongresmeni amerikan publikon letrën drejtuar EPP’së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor

Kongresmeni republikan Joe Wilson i, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë letrën e tij që ia ka dërguar Manfred Weber, kryetar i grupit parlamentar të EPP’së.

Në postimin e tij kongresmeni amerikan ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit dhe partia e tij janë kundër qytetërimit perëndimor.

‘’Isha mirënjohës që ia dërgova këtë letër Presidentit të EPP-së, @ManfredWeber. Vuçiçi dhe partia e tij autoritare dhe e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor dhe nuk duhet të kenë asnjë lidhje me EPP-në. Evropa duhet të zgjohet përballë manipulimit të zgjedhjeve nga Vuçiçi dhe të këmbëngulë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi’’, ka thënë ai.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllen klubet e natës në Shqipëri, ndalohet muzika pas orës 20:0020 July 2020
Vlora Çitaku kritikon Kurtin për pritjet e mërgimtarëve në kufij: “Mërgata ka nevojë për shtet që vepron” 2 August 2026
Vesa Luma reagon për Big Bastën: Nuk e dija që do më dhimbte…10 May 2025