Nga Vendi
27 September 2026
“Jo në emrin tim!”, sot në Shkup mbahet marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Shkup, sot, më 27 shtator, do të mbahet marshi protestues me moton “Jo në emrin tim!”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ, marshi do të nisë në orën 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup.

Në protestë janë ftuar të marrin pjesë qytetarët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish-të burgosurit politikë, studentët, profesorët, akademikët dhe artistët.

Ftesa u është drejtuar gjithashtu përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe subjekteve politike shqiptare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshi synon të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të respektojnë rendin dhe qetësinë publike.

Marshi zhvillohet në kohën kur ish-krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet30 September 2021
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale 6 November 2025
Bytyqi: Nëse është e nevojshme, do të miratojmë masa të reja për të mbështetur furnizuesit dhe qytetarët25 August 2021