Nga Bota
27 September 2026
CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

Gazetari i CNN, Fareed Zakaria e ka ballakaquar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me varrimin me nderime shtetërore të Kasapit të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në një intervistë.

Zakaria e ballafaqoi menjëherë me sjelljen e turpshme shtetërore të Serbisë për funeralin e Mlladiqit, për të cilin tha se ishte i përfshirë “thellë” në masakra.

Vuçiq i tha atij se s’mund t’ia shpjegonte për një apo dy minuta, por se do të provonte, duke u munduar të shfajësohej në vijim. 

“Nuk është e lehtë ta shpjegoj këtë për një ose dy minuta, por do të bëj më të mirën. Para së gjithash, nuk shoh asgjë për të cilën duhet të justifikohemi, sepse nuk kemi bërë asgjë të gabuar”, tha ai.

Për varrimin e Mlladiqit, Vuçiq tha se duhej të ofronin “kushte të denja”.

Presidenti serb tha se djali i tij, i cili mori pjesë në funeral, shkoi privatisht aty.

Vuçiq tha se njerëzit që nderuan Mlladiqin mendojnë se “besojnë se shumë padrejtësi na u bënë neve”.



Të ndryshme
Më shumë
Tea Trifoni bën edhe një ndryshim, ndërhyn në gjoks 4 August 2021
Maqedoni: 83% e rasteve të reja prej 6 gushtit nuk kanë qenë të vaksinuar27 August 2021
Shqiptarët për herë të parë me drejtor në BSP, ja kush do të jetë drejtor14 September 2020