Nga Bota
29 September 2026
Ndërsa raportonte drejtpërdrejt për vdekjen e një fëmije trevjeçar në Poloni, një veturë goditi një vajzë të re pas tij

Një ekip televiziv në Poloni ka filmuar momentin e frikshëm kur një makinë përplasi një vajzë 14-vjeçare që po lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna, në veri të vendit.

Pamjet tregojnë një automjet të zi që kthehet në një rrugë dytësore dhe godet adoleshenten. Nga përplasja, vajza përplaset fillimisht në xhamin e përparmë të makinës dhe më pas bie në asfalt.

Shoferi fillimisht u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kthye disa minuta më vonë, transmeton Telegrafi.

Policia bëri të ditur se ai ishte i kthjellët dhe nuk kishte konsumuar alkool, por nuk posedonte leje drejtimi.

Përplasja ndodhi ndërsa gazetari i TVP Info, Miłosz Sieliwończyk, po raportonte nga vendi i një aksidenti tjetër, ku më herët gjatë asaj dite kishte humbur jetën një djalë trevjeçar.

Ekipi televiziv reagoi menjëherë pas përplasjes, duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke shkuar për t'i dhënë ndihmë vajzës.

Pavarësisht pamjeve dramatike, policia tha se 14-vjeçarja pësoi vetëm disa gërvishtje të lehta dhe nuk kishte nevojë të shtrohej në spital.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Katër viktima dhe 135 raste të reja me Covdi-19, shërohen 142 pacientë14 July 2020
Festë në familjen e Remzie Osmanit 30 September 2021
“I mbylla gojën me duart e mia, ngjarjen e inskenova sa më të besueshme”, dëshmia e grekut që vrau gruan18 June 2021