Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet që vazhdojnë të jenë në vëmendjen e mediave rozë, ndërsa shpesh ndajnë momente nga jeta e tyre.
Së fundmi, çifti ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit, duke treguar se familjes së tyre i është shtuar një anëtar i ri.
Brikena dhe Mateo kanë adoptuar një qenush, duke i dhënë kështu një tjetër dimension familjes së tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Brikena përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një fotografi të Mateos duke pozuar me qenushin e tyre të ri.
