Nga Rajoni
30 September 2026
Hetimet për Ergys Agasin, kreu i Policisë së Korçës në SPAK

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bala është thirrur nga SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas të dhënave paraprake, drejtori i Policisë së Korçës do të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë së tij.

Hetimet ndaj Agasit lidhen me një dosje të gjerë të SPAK, ku ai dyshohet për disa vepra penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion pasiv.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria vendosi që ulja e TVSH-së për naftën të vazhdojë deri 12 tetor 28 September 2026
SPB Tetovë: Ndalohet 47-vjeçari, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg 4 November 2025
Arrihet marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re, nuk ka kryeministër shqiptar18 August 2020