ShowBiz
30 September 2026
Videot intime të kompozitorit shqiptar, a është hapur hetim nga Policia e Tiranës?

Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet, të cilat dyshohet të jenë të kompozitorit shqiptar, Adrian Hila.

Bëhet e ditur se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet.

Nga verifikimet e kryera nuk është çelur hetim, pasi në materialet e publikuara nuk janë konstatuar elemente që lidhen me dhunën apo përfshirjen e personave të mitur.

Një tjetër element i rëndësishëm në këto veprime paraprake është fakti se deri më tani asnjë prej personave të përfshirë nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim në lidhje me publikimin apo shpërndarjen e materialeve.

Për këtë arsye, aktualisht nuk ka një procedim të regjistruar për rastin.

Videot me përmbajtje sekesuale në qendër të të cilave janë disa personazhe të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, nisën të qarkullojnë prej ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, duke u shpërndarë me shpejtësi.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha poston videon: Këtu isha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë, kur Bregoviç këndonte kundër NATO në Selanik13 August 2021
Rasti i katërt me llojin “Delta” në Maqedoni, kërkohet që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 7 July 2021
Misse Beqiri rikthehet në ekran ndërsa takimi i saj i parë me Jeffrey Epstein dhe e kaluara e vështirë vazhdon ta ndjekë25 February 2026