Nga Rajoni
1 October 2026
​Sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales.

Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi.



Të ndryshme
Më shumë
Genta publikon foto prekëse teksa ia mbante dorën babait të ndjerë15 September 2026
45 ushtarë të ARM-së shkojnë me Mission në Kosovë29 July 2020
Pasi ndërroi gjininë, 38-vjeçarja dëshiron të bëjë transplantin e mitrës 2 August 2021