Nga Rajoni
1 October 2026
Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen, reagon kompozitori...

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.

Sipas Top Channelit, policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakeruar. Ai shtoi se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Marrja në pyetje e Hilës lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet./TCh/

 



Të ndryshme
Më shumë
Sekreti për rrugë të pastra: Si funksionon modeli japonez pa kosha plehrash?10 June 2025
Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ publikon mesazhet: Jam ai i arrestuari16 March 2022
15% e amerikanëve besojnë se SHBA kontrollohet nga një grup elitar pedofilësh që adhurojnë satanin19 August 2021