Nga Bota
2 October 2026
Gjermania i bën presion BE-së për Ballkanin: Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të përmbushin premtimet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Ai paralajmëroi se BE-ja rrezikon besueshmërinë dhe ndikimin e saj në rajon nëse nuk përshpejton procesin.

“Procesi i zgjerimit të BE-së është në një pikë kthese”, tha Wadephul për gazetarët pas takimit të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, ku vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutojnë integrimin ekonomik, infrastrukturën dhe pajtimin rajonal.

Wadephul kujtoi se BE-ja, në Samitin e Selanikut në vitin 2003, u kishte premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor anëtarësimin në union, shkruan politico.

Ai iu referua edhe përpjekjeve të Gjermanisë, duke theksuar se ish-kancelarja Angela Merkel e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me synimin për ta përshpejtuar integrimin. Megjithatë, edhe pas 12 vitesh të tjera, sipas tij, nuk ka pasur përparim konkret.

“Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam”, tha ministri gjerman. “Do t’u bëja thirrje të gjithëve t’u tregojnë atyre se premtimi i Selanikut ishte i vërtetë, se jemi të besueshëm dhe se Evropa mund të jetë një partner tek i cili mund të mbështetesh”, shtoi ai.

Wadephul përmendi edhe rivalët gjeopolitikë që konkurrojnë me BE-në për ndikim në rajon, në një referencë ndaj Rusisë dhe Kinës.

Mali i Zi aktualisht është vendi që ka përparuar më së shumti në procesin e zgjerimit dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.



Të ndryshme
Më shumë
Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni 3 September 2021
Besimi: Çdo ditë në Kuvend do të jem zëri i qytetarit 9 July 2020
Norvegjia i thotë lamtumirë veturave me naftë dhe benzinë, nga 2022 do të blejnë vetëm ato elektrike27 September 2021