ShowBiz
3 October 2026
Engjëllusha Salihu sjell setin e parë familjar me djalin

Engjëllusha Salihu po shijon një kapitull krejt të ri të jetës së saj, tashmë në rolin e nënës.

Këngëtarja ka publikuar një set të ri fotografik familjar, ku shfaqet përkrah bashkëshortit të saj, Mërgimit, dhe djalit të tyre, Namerit. Në fotografitë e realizuara me shumë kujdes, çifti shihet duke mbajtur të voglin në krahë, ndërsa Engjëllusha krahas postimit ka shkruar shkurt: “Our Nami yummy yummy”.

Namer erdhi në jetë më 10 gusht, duke e bërë Engjëllushën nënë për herë të parë. Lajmin e kishte bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila atëherë shkroi se ishin “më të lumtur se kurrë”.

Në javët që pasuan, Engjëllusha ka ndarë herë pas here copëza nga përditshmëria e re familjare. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi edhe një moment të Mërgimit teksa kujdesej dhe ushqente të birin.

Tani, familja ka zgjedhur të fiksojë këtë periudhë edhe përmes një seti profesional, duke sjellë disa prej portreteve më të ëmbla të tyre si familje prej tre anëtarësh. /Prive By LS

Engjëllusha Salihu sjell setin e parë familjar me djalinEngjëllusha Salihu sjell setin e parë familjar me djalin

Engjëllusha Salihu sjell setin e parë familjar me djalin



Të ndryshme
Më shumë
Këngëtarja Poni humb familjaren në moshë të re: ‘Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe29 June 2021
Osmani: Drejtësia për Liridona Ademajn, mesazh i fortë kundër dhunës ndaj grave21 April 2026
Reagon aktorja kosovare ndaj paragjykimeve: Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen25 August 2021