Nga Vendi
3 October 2026
Mickoski: Pres që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës.

“Pres që, bazuar në analizën e lëvizjeve të bursave gjatë javës së kaluar, javën e ardhshme të kemi ulje të çmimit të naftës dhe benzinës, pasi këtë e analizojmë dhe e ndjekim në Qeveri, por vendimin do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur se po zhvillohen negociata edhe me kompaninë “OKTA” për një zbritje shtesë, duke përsëritur se vendi ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

“Po negociojmë me furnizuesin më të madh të naftës dhe derivateve të naftës, para së gjithash për naftën dizel dhe karburantet pa plumb, ‘OKTA’, për një zbritje shtesë, me çka do të jemi bindshëm vendi me çmimin më të ulët të karburanteve në rajon, e ndoshta edhe me çmimin më të ulët në Evropë”, tha kryeministri Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon për herë të parë Bojken Lako pas hyrjes së saj në Big Brother VIP28 October 2021
Kërcënime në rrjetet sociale ndaj shkollave në Tetovë, ndalohen dy të rinj13 March 2026
27 prilli vendos përballë drejtësisë Metën dhe Kryemadhin, caktohet seanca e parë 8 April 2026