Nga Rajoni
3 October 2026
Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Günther Fehlinger-Jahn, aktualisht kryetar i "Austrian Committee for NATO Enlargement" ka shpallur synimin për të kandiduar për President Federal të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, të xhiruar në Muzeun e Vjenës, Fehlinger-Jahn zotohet se si president i ardhshëm do të bëjë të mundur kthimin e armëve dhe përkrenares së Skënderbeut në Krujë, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ekonomisti dhe aktivisti austriak është prej vitesh i angazhuar publikisht për zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Fehlinger-Jahn ka një histori të gjatë angazhimi me Kosovën dhe Shqipërinë. Në një intervistë për Tirana Times në 2012, ai tregonte se kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1998 dhe më pas ishte vendosur në Shqipëri në vitin 2008, duke jetuar për disa vite. Ndërkohë për Kosovën ka bërë fushatë publike për njohjen ndërkombëtare dhe integrimin në NATO dhe BE.



Të ndryshme
Më shumë
Hamza: Edhe 30 ditë deri te aktgjykimi në Hagë, presim drejtësi dhe kthimin e katërshes së UÇK-së16 August 2026
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës23 September 2026
Shpejtësi alarmante në qytet, kapet me 105 km/h në zonë të banuar në Shtip21 March 2026