Nga Vendi
6 October 2026
Sela: I shqetësuar nga pamjet që vijnë nga sheshi i Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Sela në një postim në rrjetet sociale thotë se është për turp vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

"Në përpjekje për të sqaruar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe daljen nga ky ngërç politik poshtërues dhe nënvlerësues ndaj shqiptarëve, kam deklaruar se pikënisja nga e cila duhet të nisemi si faktor politik do të ishte refuzimi i mjetit me të cilin klasa politike maqedonase bën me deputetin shqiptar! Nga përfaqësues populli i shndërron në mjet kundër interesave të popullit".

"E ky mekanizëm është një dhe vetëm një - JOSHJA ME PUSHTET. Ndërsa zgjidhja po ashtu një dhe e vetme - Mjekimi nga sëmundja që quhet pushtet si e vetmja formë për tu kthyer te nevojat që ka demosi si etnitet".

"Fatkeqësisht kjo murtajë që mban këtë emër ka kapluar të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut po se po, Shqipërinë po ashtu, por fatkeqësisht Kosova e ditës së sotme është me të vërtetë një zhgënjim. Marre!?".

"Me të vërtetë marre vendimi i gjykatës speciale për krerët e UÇK-së. Por, MARRJA e kalkulimeve me pushtet, të klasës politike në Kosovë (pa përjashtim), në një kohë kur na duhet unitet si kurrë ndonjëhere tejkalon shumëfish Marrinë!", ka shkruar Sela.



Të ndryshme
Më shumë
Shkrimtari shqiptar: Kërkoj falje, por nuk gjeta asgjë kundër shqiptarëve nga Bregoviq10 August 2021
Dalin pamje të reja të ditëlidjes së Anës, konfirmon lidhjen me ish-konkurrentin e Përputhen! 4 August 2021
Kaltrina Bytyqi thërret për protestë, studentët të mbrojnë të drejtat dhe identitetin 6 April 2026