Nga Rajoni
7 October 2026
Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Kryeministri Edi Rama uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën. Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, shkruan Rama.

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, në një votim që zgjati 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo u zgjodh në rundin e parë të votimit, me 81 vota pro, minimumi i kërkuar në këtë rund.

Shiroka Pula u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re. Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia zhgënjen në Kopenhagë, humb 4-0 ndaj Danimarkës dhe eliminohet27 March 2026
Vdekja e 7-vjeçares në Tetovë, Azir Aliu: Do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur lëshime24 September 2025
Valbon Limani, vizion i qartë dhe mbështetje e gjerë qytetare 8 January 2026