Nga Rajoni
7 October 2026
Sulmohet fizikisht një ekip i televizionit Klan Kosova, dy kameramanë përfundojnë në spital

Një ekip i emisionit ‘Kiks Kosova’ në Klan Kosova është sulmuar para pak kohësh gjatë kryerjes së detyrave profesionale.

Nga informacionet e deritanishme, ekipi ka qenë në terren në një lagje të Ferizajt, kur dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën derisa ishin në lëvizje me automjetin e punës.

Së paku tre persona kanë dalë nga këto vetura dhe e kanë sulmuar ekipin fizikisht, ndërsa ua kanë marrë edhe kamerën.

Të lënduar kanë mbetur dy anëtarët të ekipit të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

Ekipi në ato momente nuk ka qenë duke kryer xhirime, por ka qenë në lëvizje me automjet. /Klankosova



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare28 September 2026
Kylie Jenner rikthehet në krahët e ish-të dashurit16 June 2021
Sali: Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj vlerave që na bashkojnë 2 August 2026