Nga Rajoni
11 October 2026
Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.

”E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.

Roth tha se votuesit serbë duhet të dinë se kjo rrugë “çon drejt luftës” dhe kërkoi ndaljen e fondeve europiane për Serbinë.

“Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Ajo nuk çon drejt BE-së. Mjaft më me para të BE-së për Serbinë!”, shkroi ai në X.



Të ndryshme
Më shumë
Ermonela Jaho hyn në histori, hap për herë të parë Verën e Ohrit si artiste shqiptare me famë botërore13 July 2026
Sot merret vendimi për rastin “Monstra”23 February 2021
Projektligji për Energjinë në Kosovë kalon në Komision, shoqërohet me debate14 April 2026