Nga Rajoni
14 October 2026
Kurti paralajmëron një vendim të rëndësishëm: Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel na nevojitet strategji shtetërore e kombëtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës foli për aktgjykimin në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim.

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me mjetet që i ka në dispozicion t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presin korrigjimin e kësaj padrejtësie

Ai tha se për mbrojtjen e tyre nevojitet organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare, gjersa paralajmëroi se sot do të marrin një vendim të rëndësishëm, raporton Telegrafi.

Kurti theksoi se më 16 tetor bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që mbështetej mbi themelet e pasakta si nga pikëpamje historike, ashtu edhe faktike.

“Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe vendin tonë duhet një strategji e mirëmenduar. Fillimisht duhet një analizë e thellë që të veprojmë përpara”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se në Apel duhet suksesi dhe për këtë sipas tij, nevojitet organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare.

“...Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës, të rëndësishëm”, tha ai. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Për dashurinë duhet të luftosh”, fansat i drejtohen Klodit pas ndarjes nga Elijona12 October 2026
Filipçe: Qeveria nuk është stabile 4 May 2025
Është liruar nga paraburgimi këngëtarja Fjolla Morina15 September 2021