Nga Vendi
14 October 2026
Nis aplikimi për vaksinim falas kundër gripit në Maqedoni

Qytetarët nga grupet e rrezikuara mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal, pasi është aktivizuar ueb-faqja vakcinacija.mk, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin online, përmes të cilit regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin “Moj Termin”.

Më pas, me mesazh SMS do të njoftohen për datën dhe orën e vaksinimit, në pikën që kanë zgjedhur gjatë aplikimit.

Vaksinimi falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronikë, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Sipas Ministrisë, vaksinimi është masa më efektive për parandalimin e gripit dhe të komplikimeve të rënda që mund të rrezikojnë jetën, veçanërisht te personat më të cenueshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Çfarë ndodhi? Ilir Shaqiri ironizon Beatrix Ramosaj16 March 2022
Kinë, testohet treni me shpejtësi prej 600 km/h22 June 2020
Turistët e huaj do të bëjnë test PCR falas në Maqedoni30 June 2021