Nga Rajoni
15 October 2026
Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë

Është anuluar seanca e Kuvendit të Shqipërisë e paraparë të mbahet sot. Seanca është anuluar për shkak të paralajmërimit për protestën e radhës, për të tretën ditë radhazi.

Protestat në Tiranë gjatë dy ditëve të kaluara janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë tubimit të së mërkurës, më 14 tetor, protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe sende të forta drejt institucioneve, ndërsa në disa zona pati zjarrvënie dhe dëme materiale. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.



Të ndryshme
Më shumë
Thellohet kriza politike në Mal të Zi, partia pro-serbe në pushtet do qeveri të re pa kryeministrin aktual 6 July 2021
Sigurimi shëndetësor i punonjësve të MPB-së normalizohet, shërbimet mund të përdoren pa pengesa11 August 2026
Shqipëri-Kosovë bëhen një, protestë për UÇK, mijëra shqiptarë në Tiranë17 October 2025