Nga Bota
21 October 2026
Gjermania synon afrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Sveti Stefan të Malit të Zi, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të përshpejtuar afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ambasada gjermane, përmes një postimi, ka theksuar rëndësinë e këtij procesi si platforma kryesore politike për thellimin e bashkëpunimit në rajon, integrimin rajonal dhe mbështetjen e rrugës së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Sipas Ambasadës, objektivi i qartë i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Procesi i Berlinit synon të sjellë përmirësime konkrete në jetën e njerëzve në rajon, për shembull përmes lidhjeve më të forta rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit më të ngushtë praktik”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane transmeton Klankosova.tv

Ambasada ka vlerësuar gjithashtu rolin e Malit të Zi, i cili kryeson Procesin e Berlinit për vitin 2026 dhe konsiderohet një nga vendet që po përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas saj, mbajtja e samitit në Mal të Zi dërgon një sinjal pozitiv dhe dëshmon rëndësinë në rritje të rolit udhëheqës të vetë vendeve të rajonit në përcaktimin e bashkëpunimit dhe të së ardhmes së tyre të përbashkët.

Në Samitin e Procesit të Berlinit marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kuadër të përpjekjeve për bashkëpunim më të ngushtë rajonal dhe integrim evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Probleme për votime në burgjet e Maqedonisë: Të burgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore16 October 2021
Përfundon autopsia dhe identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë10 September 2021
Pakënaqësia "vlon" në BDI: Aktivistët e vërtetë u zëvendësuan me prurje "servile"15 May 2026