Nga Rajoni
29 October 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli, që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi syrin.

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit.

Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, ndërkohë rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim.

28-vjeçari u plagos në syrin e majtë, pasi u godit nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome, gjatë përplasjes me policinë. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, Vishkulli u dërgua më pas në Itali. Më 25 tetor, ai njoftoi se kishte mbërritur në Romë, ku pritej t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje, duke shpresuar se do të arrinte të shpëtonte shikimin. /Tch/



Të ndryshme
Më shumë
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale 4 September 2025
Maqedoni, nga dita e hënë dozë e tretë e vaksinës edhe në Maqedoni24 September 2021
Izet Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN ende nuk është finalizuar 7 March 2026