Nga Vendi
3 November 2026
Osmani: Po, jam takuar me Artan Grubin – procesi gjyqësor është cirk dhe hakmarrje politike

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka konfirmuar se është takuar me Artan Grubin, ndërsa procesin gjyqësor ndaj tij e ka cilësuar si hakmarrje politike.

Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani pretendoi se procesi ndaj Grubit nuk ka bazë dhe se, sipas vlerësimeve të ekspertëve, bëhet fjalë për një proces me prapavijë politike.

“Po, e kam takuar. Shih, realisht procesi gjyqësor që është këtu, e thonë ekspertët, jo ne, e thonë maqedonasit, të cilët deri dje e kanë sharë BDI-në. Thonë është cirk, është shou politik. S’ka bazë për asgjë. Është pjesë e kësaj lufte politike dhe hakmarrje politike që bëhet. Në këtë drejtim nuk kemi pse gjykojmë, por natyrisht janë institucionet ato që përfundimisht do ta marrin vendimin”, deklaroi Osmani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti dhe Spiropali dakordohen për hekurudhën Gjakovë–Shkodër, prioritet strategjik i mandatit25 February 2026
Defekt në mamografinë e Shtipit, shërbimi zhvendoset në Koçan për gratë e rajonit lindor18 April 2026
Vendimi i fundit i Gjykatës për dy të dyshuarit për vrasjen e Marigonës23 September 2021