Nga Bota
7 November 2026
Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kaluar mbrëmjen e së premtes në një kafene të quajtur “Ćaci Bar”, ku është filmuar duke kënduar, kërcyer dhe shijuar atmosferën.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat ai i transmetoi edhe drejtpërdrejt në TikTok, kanë nxitur reagime dhe komente të shumta ironike.

Në një moment, sjellja e tij ndryshon papritur. Vuçiqi ndalon së kënduari, hesht dhe mbetet duke shikuar në zbrazëti, me një shprehje serioze në fytyrë.

Kontrasti mes momenteve të argëtimit dhe këtij reagimi të papritur ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku pamjet janë shoqëruar me komente ironike, duke e lidhur shprehjen e tij me rezultatet e fundit zgjedhore.

Një nga komentet që mori vëmendje ishte “mami, eja më merr, nuk po mundem më”, ndërsa përdorues të tjerë e krahasuan sjelljen e Vuçiqit me atë të dikujt që përpiqet të dëshmojë se po kalon mirë, pavarësisht rrethanave.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer mbrëmjen e presidentit serb në një nga temat e diskutuara në mediat online. 



Të ndryshme
Më shumë
Galeria e Arteve Pamore blen 6 piktura nga piktori tetovar z. Nevzat Bejtuli-Kica | FOTO25 August 2020
Zjarret përfshijnë Spanjën, Sánchez: “Emergjenca klimatike vret” 2 August 2026
42 Milionë Euro për Kompleksin e Ri Universitar në Çair, investim që synon transformimin e arsimit shqiptar 4 March 2026