ShowBiz
7 November 2026
Benita nxjerr mesazhet private, çka i shkruante Jona kur ajo ishte në BBVK?

Pas përballjes së tensionuar mes Jonës dhe Doresës në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova 5”, ka ardhur një reagim edhe nga ish-banorja e këtij formati, Benita Zena.

Debati mes dy vajzave, i cili kishte në qendër pretendimet për bullizim, ofendime dhe komentet e së kaluarës në një grup të mbyllur, përfundoi pa kërkim faljeje nga asnjëra palë.

Pas gjithë kësaj situate, Benita ka vendosur të ndajë publikisht disa mesazhe private që kishte marrë nga Jona gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, vitin e kaluar.

Në njërin prej mesazheve, Jona i kishte shkruar Benitës: “Shumë padrejtsi tu t’ba. Qëndro e fortë. Të dua”, duke i shprehur mbështetje në atë periudhë.

Krahas publikimit të bisedave, Benita ka bërë të qartë se qëndrimi i saj është në mbështetje të Jonës, pavarësisht akuzave që janë ngritur së fundmi.

“Unë mendoj që një periudhë kaq e gjatë kohore mund t’i ndryshojë shumë njerëzit, por sinqerisht nuk i di të gjitha historitë dhe as gjithçka që ka ndodhur dy vajzave. Megjithatë, nga ajo që kam parë dhe nga mënyra se si më ka respektuar dhe mbështetur mua si femër, unë jam me Jonën”, ka shkruar Benita.

Me këtë reagim, ish-banorja ka zgjedhur të tregojë përvojën e saj personale me Jonën, duke theksuar se nuk është në dijeni të plotë të ngjarjeve që kanë nxitur përplasjen mes saj dhe Doresës.

Ndërkohë, përballja e mbrëmshme vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, teksa reagimi i Benitës është një tjetër zhvillim në këtë histori. /Prive By LS



Të ndryshme
Më shumë
10 euro për të hyrë në Prishtinë: Komuna propozon taksë të re për automjetet e jashtme31 May 2026
Atentat me dy viktima në Balldre të Lezhës, policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes26 April 2026
Çifti i njohur i rrjeteve sociale në bisedime për Big Brother VIP Albania 6?27 September 2026