Nga Vendi
24 August 2020
Gjenden mbeturina mjekësore afër Q.S. “Boris Trajkovski”, inspektorati heton rastin

Ekipet e “Higjienës Komunale” dhe të Inspektoratit të Qytetit në qytetin e Shkupit gjatë vikendit kanë gjetur mbetje mjekësore- shiringa, të cilat janë hedhur në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Për momentin po pubohet për gjetjen e laboratorisë që ka hedhur në shiringat në mënyrë të jashtëligjshme.

“Shërbimet e Inspektoratit periudhën e ardhshme do të punojnë për gjetjen e laboratorit që ka hedhur mbeturinat në mënyrë të jashtëligjshme, pas çka do të sanksionohen. Gjatë ditës së djeshme janë kontaktuar edhe ekipet e N.P. “Drislla”, të cilët me pajisje speciale kanë larguar mbeturinat medicinale”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.



Të ndryshme
Më shumë
Pse tregu i kriptomonedhës ishte në rënie dje?10 September 2021
Rriten pagat në MPB, punonjësit përfitojnë shtesë lineare nga marsi31 March 2026
Marshim masiv në Londër kundër ekstremizmit, qindra mijëra në rrugë29 March 2026