Nga Rajoni
13 November 2026
“Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë”, Avdullah Hoti me kritika - a po i drejtohet Vjosa Osmanit?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar atë që e ka quajtur “turizëm politik”, duke thënë se ky është një aktivitet joetik në politikë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj personave që, sipas tij, lëvizin politikisht nga njëra palë te tjetra për interesa të caktuara.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha”, ka shkruar Hoti.

Ai ka vazhduar me kritikat, duke thënë se pas përfundimit të këtij “sezoni”, personat që përfshihen në të mbeten pa mbështetje, deri në një ofertë tjetër politike.

“Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës”, ka shkruar ai.

Në vazhdim, Hoti ka përdorur edhe termin “matrapazë politikë”, duke thënë se ata mund të gjejnë oferta të reja, por se shtëpia nuk mund të zëvendësohet me atë që e ka quajtur “strehë të kundërshtarit”.

“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Në fund, ai ka përsëritur se koha do t'i zbulojë të vërtetat, pa përmendur emra konkretë në këtë postim.

Megjithatë, shkrimi i Hotit vjen në një kohë kur në skenën politike ka pasur zhvillime dhe përplasje rreth raporteve mes figurave politike, ndërsa kritikat e tij duket se i drejtohen Vjosa Osmanit, që kishte bërë koalicion si drejtuese e partisë Guxo me Lëvizjen Vetëvendosje, ku në bazë të marrëveshjes dhe fitimi të zgjedhjeve, kishte arritur të bëhej presidente. 



Të ndryshme
Më shumë
Vrasje me paramendim, i kërkuari nga Shqipëria arrestohet në Itali – Policia e Shtetit jep detaje29 September 2026
Valdeti dhe Valdrina, çifti shijojnë bashkëjetesën në BBVK 525 November 2026
Luma: Vetëm ekspertët e piroteknikës mund të bëjnë vlerësimin sesi zjarri në pak minuta shkrumboi çdo gjë10 September 2021