Nga Rajoni
16 November 2026
Kurti paralajmëron masa emergjente për energjinë, do të zgjasin dy muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë ka propozuar shpalljen e masave emergjente në sektorin e energjisë për një periudhë dy mujore, për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se zhvillimet gjeopolitike të këtij viti, veçanërisht konflikti në Iran, kanë tronditur tregjet e gazit dhe të energjisë elektrike në Evropë, duke ndikuar edhe në rajon dhe në Kosovë.

Ai theksoi se situata në Kosovë është më e vështirë për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.

“Këto masa përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit, ndërmarrjen e masave për kursimin e energjisë nga institucionet publike, si dhe masa të tjera që mund të ndërmarrim sipas nevojës”, deklaroi Kurti.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk besoj se Qeveria duhet të japë dorëheqje13 September 2021
Britaniku i infektuar me COVID 19 për 10 muaj rresht, 42 teste pozitive, 7 herë përfundoi në spital24 June 2021
Çairi mbledh gra lidere në prag të konferencës ndërkombëtare për rolin e gruas në politikë 4 April 2026