Nga Vendi
4 April 2026
Çairi mbledh gra lidere në prag të konferencës ndërkombëtare për rolin e gruas në politikë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me gra lidere, profesioniste dhe zëra të angazhuar në avancimin e rolit të gruas në politikë dhe në jetën shoqërore.

Takimi vjen në prag të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026, e cila do të trajtojë temën “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”. Në këtë takim u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë për rritjen e përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse, si dhe për ndërtimin e mekanizmave që synojnë fuqizimin e tyre në sferën publike.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të rritur ndikimin e grave në zhvillimet politike dhe shoqërore. Ndërkohë, u bë e ditur se ky vizion do të konkretizohet në një platformë bashkëpunimi, e cila pritet të prezantohet gjatë aktiviteteve të nesërme.

Kjo nismë synon të forcojë rolin e grave si aktore kyçe në ndërtimin e proceseve demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Skenari pozitiv përfshin fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut11 December 2020
Shqiptarja që bëhet “Zonja e parë” e Republikës së Gjenevës27 September 2020
Çdo epidemi ka një fund, shkruan doktor Fadil Cana 8 July 2020