Nga Rajoni
26 August 2020
Mali i Zi në zgjedhje, ish-kryeministri Berisha: Votoni kandidatët shqiptarë

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në votime e të votojnë kandidatët shqiptarë.

Sipas ish-kryeministrit, me votën e tyre shqiptarët konsolidojnë rrugën e vendit drejt BE-së.

 

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Mali i Zi në zgjedhje parlamentare!

Miq, Mali i Zi me datën 30 gusht zhvillon zgjedhjet parlamentare.

Me këtë rast le t’ju drejtojmë një mesazh miqësor të gjithë shqiptarëve, qytetarë të Malit të Zi, kudo që ndodhen, të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptar për konsolidimin e pavarësisë dhe integrimin në BE të vendit të tyre.

 



Të ndryshme
Më shumë
Presheva dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë11 March 2026
​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët23 November 2026
Osmani nderon viktimat e Studimes, “kurrë nuk harrojmë dhe nuk heqim dorë nga drejtësia” 2 May 2026