Nga Rajoni
14 September 2020
Shqipëri, katër viktima dhe 167 raste të reja me Covid-19

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri duke e çuar në 338 numrin vikamave si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha.

Ndërkohë janë identifikuar 167 raste të reja pozitive gjatë kryerjes së 862 testimeve ditës të fundit. Nga ana tjetër, rezultojnë 46 persona të shëruar nga virusi gjatë ditës së fundit.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 74766 testime për Covid-19. Gjithsej janë regjistruar 11520 raste pozitive, prej të cilëve 6615 janë shëruar kurse 338 kanë humbur betejën me sëmundjen. Për momentin Shqipëria ka 4567 raste aktive me Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
840 mijë euro për restorantet e dasmave 3 August 2021
Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, Prokuroria propozon arrest shtëpiak14 May 2025
Pak pasi lindi vajzën, bashkëshortja e Valdrin Sahitit humb njeriun e shtrenjtë31 August 2021