Nga Vendi
14 February 2021
Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë, vdes mërgimtari nga Zvicra

Një person nga Kërçova ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga, transmeton Alsat. Sipas SPB-Tetovë aksidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novo Sellës, ku makina e tipit “BMW” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga 54-vjeçari M.S. ka humbur kontrollin.

“Në aksident M.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa bashkudhëtarja N.S. (52) dhe bashkudhëtari Q.A. (52_, nga Kërçova kanë marrë lëndime të rënda trupore, pas çka janë transportuar në Spitalin e Gostivarit `Ferid Murat`, informojnë nga SPB-Tetovë.

MPB njofton se trupi i të ndjerit M.S. është dorëzuar për obduksion.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut26 August 2020
Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë10 September 2021
Moment i pazakontë, Drini Zeqo dhe Ina Pashollari puthen në buzë gjatë emisionit27 November 2026