Nga Rajoni
15 June 2021
Kur pritet të mbahet takimi i radhës mes Kurtit e Vuçiqit?

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet para 25 korrikut.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

“Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nën ndërmjetësimin e Borell dhe emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, u përballën sot për herë të parë në një takim në Bruksel.

Kurti ka thënë se janë pajtuar që takimi i radhës të vazhdojë më 25 korrik.

Ai është shprehur se në këtë takim treguan qëndrimin e tyre kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme dhe gatishmërinë  për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë.

Kurti ka thënë se nuk janë pajtuar për agjendën e dialogut të ardhshëm dhe se ai ka bërë katër propozime në këtë takim.

Në anën tjetër, Vuçiq ka treguar se në këtë takim kanë pasur mospajtime të mëdha me palën kosovare.

Vuçiq tha se delegacioni kosovar nuk dëshiroi të flasë për Asociacionin dhe se në takim i kërkoi tri gjëra. 



Të ndryshme
Më shumë
Policia sekuestron rreth 100 rrënjë kanabisi në Tearcë të Tetovës 4 August 2021
Osmani: Vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës, i pashpjegueshëm dhe i padrejtë 9 December 2025
Rënie e ndjeshme e rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni, numri i të vdekurve mbetet i lartë10 September 2021