Nga Bota
16 June 2021
Burri futet brenda fustanit të nuses që ta ndihmonte të ecte më lirshëm për shkak të erës së fortë

Një burrë në Filipine bëri një sakrificë të çuditshme për t’u siguruar që dita e dasmës së nuses të shkonte normalisht.

Sipas një video të shpërndarë në kanalin YouTube të planifikuesit të dasmave, Roel Lunesa, i cili doli nga poshtë fustanit të nuses, ku ai pretendohej se ishte pozicionuar për ta ndihmuar atë të ecte drejt altarit.

Duke folur për Newsweek, Lunesa tha: “Kjo ishte me të vërtetë (ajo) që ndodhi” në ditën e martesës së klientës së tij, dasma e cila u zhvillua më 6 qershor në Louie Beach Resort në Pinamungajan, në provincën filipinase të Cebu-s, transmeton telegrafi.

“Arsyeja pse unë jam në fustan është për shkak të erës së fortë, që po e bënte të vështirë për nusen të ecte në altar”, tha Lunesa.

Ajo po e shkelte fustanin e saj “kur u përpoq të ecte për shkak të motit”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon BDI Dibër pas vendimit të Gjykatës Administrative25 October 2021
Lista e propozuar për ministra në qeverinë e re të RMV-së nuk do të ndryshojë24 August 2020
Sherr mes të pandehurve në sallën e gjyqit për rastin e Renis Dobrës15 June 2026