Nga Bota
24 June 2021
Publikoi i pari lajmin për gruan që lindi 10 fëmijë, gazetari kërkon falje

Gazetari që nxori i pari lajmin për një grua nga Afrika e Jugut, e cila mendohej se kishte lindur 10 fëmijë njëkohësisht, ka kërkuar falje pasi u zbulua se gruaja kishte gënjyer dhe tashmë është shtruar në spital psikiatrik.

Piet Rampedi, i “Pretoria Neës”, tha se i vjen shumë keq që publikoi lajmin që mori dhenë, por që u prit me dyshime për shkak se asnjë spital nuk konfirmoi se kishte pasur një grua që lindi 10 fëmijë.

Gjithashtu, vetë gazetari nuk gjeti asnjë provë për të treguar se këto fëmijë ekzistonin. Ai thjesht tha se kjo grua ka lindur fëmijë, por jo 10.

Vetë gruaja, e cila ndodhet në spital psikiatrik, këmbëngul se nuk është e sëmurë mendërisht dhe se 10 fëmijët i ka lindur vërtetë, por pa treguar se ku ndodhen aktualisht.



Të ndryshme
Më shumë
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999 7 July 2021
Begaj nderohet me Çelësin e Qytetit në Gostivar, ceremoni me emocione dhe simbolikë të veçantë28 February 2026
Deri në 31 vjet burg për Hashim Thaçin! Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë...12 October 2026