Nga Vendi
4 August 2021
Pamje të reja nga dëmet e shkaktuara nga zjarri në Koçani

Ditëve të fundit zjarret e kanë kapluar edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjendja më kritike ka qenë në qytetin e Koçanit.

Zjarri që shpërtheu në vendin e quajtur “Draçevnik” ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa janë djegur edhe disa shtëpi.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri për momentin është shuar dhe është nën kontroll.

Fotografi Kristian Gorgiev, ka realizuar disa fotografi nga lart, në të cilat shihet hapësira që është djegur.

Pas shuarjes së zjarrit, ka pasur kritika të mëdha nga opinioni në drejtim të autoriteteve, për shkak të mos gatishmërisë për të reaguar menjëherë dhe për shkak të mungesës së automjeteve zjarrfikëse./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Familja që habiti botën, vdes babai i 89 fëmijëve16 June 2021
Publikohen fotot: Nusja e Shpatit shumë xheloze, e shoqëron edhe nëpër koncerte16 June 2021
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni kanë humbur jetën 6.367 pacientë me coronavirus17 September 2021