Nga Bota
17 August 2021
“Receta” e Trump për të rritur fëmijë të suksesshëm

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, zbuloi në një intervistë të pazakontë këshillat për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe të suksesshëm.

Më 30 prill, Trump realizoi një intervistë me një 11-vjeçare, e cila po punonte ne një projekt në shkollë mbi anët e ndryshme të politikës.

Clover Weitsman, vajza e manjatit të industrisë së metaleve Adam Weitsman, e pyet Trump-in se çfarë këshille do t’i jepte babait të saj për të rritur fëmijët e tij.

“Unë kam 5 fëmijë dhe që nga dita e parë që kanë mësuar të flasin, u kam thënë: jo drogë, jo alkool, jo cigare. Dhe ua kam thënë gjatë gjithë kohës”, i thotë Trump intervistueses në një video të shkurtër të postuar nga babai i saj në llogarinë e tij në Facebook.

Trump ka folur edhe më parë për regjimin e tij strikt, sidomos kundër alkoolit, pasi vëllai i tij i madh, Fred, ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare pikërisht për shkak të problemeve me alkoolin.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare26 June 2020
Big Mama shkruan pas humbjes së nënës.21 March 2026
Besimi: Ju na e dhatë fuqinë për t’i shtyrë më tej kufijtë e suksesit16 July 2020