ShowBiz
19 August 2021
Andi konfirmon ndarjen nga Melisa: Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë…

Më herët ditën e sotme, Melisa ndau me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, duke bërë që fansat të dyshojnë se është ndarë nga Andi dhe të vënë re se ata nuk ndiqen më në Instagram. “Edhe kaq leht u shemb gjithçka përdhe! Të desha fort, por ti s’më dashurove!”-thuhet ndër të tjera në poezi. Po ashtu, ata kanë fshirë edhe fotot me njëri-tjetrin duke lënë vetëm postime të përbashkëta për reklama të ndryshme edhe po duan, nuk mund t’i fshijnë pa kaluar një periudhë e caktuar kohore, sipas dispozitave të kontratave që kanë firmosur.

Ndërkohë, pas gjithë bujës së krijuar ka reaguar edhe Andi. Ish-konkurrenti ka postuar një thënje në gjuhën angleze gjë e cila po merret si konfirmim se ndarja me Melisën ka ndodhur vërtetë. “Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë t’i lini ato të thyera, se sa të dëmtoni veten duke tentuar t’i bashkoni”- shkruhet në thënien në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Ferizaj, adoleshenti plagos motrën me armë zjarri, arrestohet10 May 2025
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 12.994 vaksina30 June 2021
Në qendër të vëmendjes pas publikimit të videove intime, Eli Fara vazhdon aktivitetet muzikore13 October 2026