Nga Rajoni
4 July 2020
Ngjarja e rëndë/ Prokuroria nis hetimet ndaj sekteve fetare

Dy ditë pas ngjarjes në Kombinat, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur hetim për të gjitha sektet fetare.

Mësohet se të gjitha sektet fetare po hetohen nga prokuroria.

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore. Të treja kanë qenë pjesë e një sekti fetar. 

Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes.

Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në Kosovë/ Të dielën raundi i dytë, 1,690 të rinj votojnë për herë të parë 7 November 2025
Mickoski: Ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve pritet të miratohen pas rifillimit të punës së Kuvendit11 November 2025
Lajmi mirë/ Prej nesër aplikoni për vauçer 12.000 denarë , mëso detajet 7 June 2021