Nga Vendi
9 September 2021
Ulen flamujt e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në gjysmë-shtizë për shkak të tragjedisë në Tetovë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonsisë së Veriut për tri ditë zie në nder të viktimave të zjarrit tragjik në qendrën modulare në spitalin në Tetovë, në të gjitha Ambasadat dhe misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë-shtizë përgjatë ditëve të zisë

Nga MPJ njoftojnë se në ditët e zisë janë anuluar të gjitha ngjarjet, pritjet dhe promovimet e planifikuara në suaza të ambasadave dhe misioneve tona.

Edhe Komuna e Tetovës shpalli ditë zie për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë.

Ndryshe, nga ky zjarr tragjik jetën e kanë humbur 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan, Abazoviç drejt pozitës së re19 September 2020
Ahmeti: Zaevi e rrezikon karrierën politike për ta zgjidhur çështjen me Bullgarinë27 November 2020
Ministria e Arsimit në Maqedoni akoma pa strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor 7 July 2020