Nga Vendi
13 September 2021
Në Tetovë arrestohen përfaqësues të Klubit të Futbollit “Kadino”

Sfida në mes skuadrave të Teteksit dhe Kadinos, kishte edhe “pjesën e tretë”, pasi që ajo zyrtare dhe në terrenin e gjelbër u mbyll me barazim 1-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, janë arrestuar dy përfaqësues të Kadinos, pas përfshirjes së tyre në një përleshje fizike. Lajmin e konfirmuan efektivët policorë të SPB Tetovë përmes buletinit ditor.

“Dje (12-shtator) rreth orës 19:20 minuta, efektivët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat D.M. (20), H.D. (29) nga Shkupi, futbollistë të Klubit futbollistik ,,Teteks“ të Tetovës dhe M.R. (20) dhe V.I. (29), lojtar dhe përfaqësues të Klubit të Futbollit ,,Kadino“ nga fshati me të njëjtin emër në Shkup, për shkak të përfshirjes së tyre në një përleshje fizike pas ndeshjes së futbollit të kampionatit mes këtyre dy ekipeve të ligës së dytë. Krahas kësaj personi D.M. me një shishe plastike ka goditur kokën e një punonjësi të policisë i cili ishte duke ndërmarrë veprime zyrtare mbi përleshjen fizike, kurse personi H.D. kishte penguar pjesëtarët e policisë gjatë ndërmarrjes së masave zyrtare,” thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas SPB Tetovë, rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe kundër personave të përfshirë do të pasojnë parashtresa adekuate.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve për protestë më 13 dhjetor në Shkup 4 December 2025
Fazliu me akuza të forta: Na sulmojnë më shumë sesa na mbështesin22 June 2026
KSHZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut25 July 2020