Nga Vendi
22 June 2026
Fazliu me akuza të forta: Na sulmojnë më shumë sesa na mbështesin

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar me kritika të ashpra ndaj disa analistëve, gazetarëve dhe politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria, duke pretenduar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë marrë mbështetjen që u nevojitet.

Sipas Fazliut, "po të na kishin përkrahur vetëm pak, sa na shajnë aq shumë, disa 'analistë' e 'gazetarë' nga Kosova e Shqipëria, por edhe disa politikanë, ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut moti do të ishim të lirë e të bashkuar".

Ai shtoi se "më shumë energji harxhohet në sharje, njollosje e përçarje, sesa do të duhej për një përkrahje minimale me rezultat real", ndërsa theksoi se "edhe kur na përkrahin, zakonisht përkrahin zullumqarët dhe argatët e botës serbe, e jo popullin".

Fazliu u shpreh gjithashtu se, sa herë ka pasur dilemë se kë të mbështesë, i kanë mjaftuar qëndrimet e disa analistëve për të marrë vendimin, duke shtuar se "një 'analist' që shitet njëherë, shitet çdo herë", ndërsa përfundoi me mesazhin, "Respekt për përjashtimet".



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 15 është mbi 31%17 October 2021
Osmani-Stoev: Zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është në interes të përbashkët17 June 2021
Qeveria sot pritet të propozojë emrin e kryeprokurorit të ri10 March 2026