ShowBiz
15 September 2021
Përse Dua Lipa, Bebe Rexha dhe disa të famshëm të tjerë nuk morën pjesë në Met Gala 2021?

Met Gala 2021 ka qenë një spektakël i vërtetë.

Në mbyllje të Javës së Modës në New York, të famshmit ndërkombëtarë u mblodhën në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, duke treguar sensin e tyre të modës, nën temën e sivjetme e cila ishte “moda amerikane”.

Por, aq i mbushur me yje sa tapeti i kuq i Met Gala 2021, ka pasur edhe disa mungesa të dukshme. Disa ishin mysafirë të dashur, mospjesëmarrja e të cilëve u tregua në fillim të këtij muaji për hidhërimin e tmerrshëm të fansave-gjigantët e ngjarjes të cilët, kur janë të pranishëm, nuk dështojnë kurrë të dominojnë mbulimin.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk mundi të ishte sivjet pjesë e këtij evenimenti, pasi u bë e ditur se ajo është në xhirimet e filmit të parë.

Ashtu si Dua, u vërejt mungesa edhe e artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila deri më tani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Met Gala në jetën e saj.

Zendaya
Beyonce



Të ndryshme
Më shumë
ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje23 September 2026
Pendarovski në Greqi, vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në Athinë 5 October 2021
Sheqerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave 1 March 2021